Një autobus ka rrëshqitur në fshatin Mirash të Ferizajt dhe si pasoj tre persona kanë mbetur të lënduar.

Marketing

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50, në rrugën që çon për fshatin Mirash të Ferizajt. Autobusi i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli pwr albora.ch.

“Me këtë rast janë lënduar tre persona dhe janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”.

Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin.

Edhe në Pejë katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Zllapek të Pejës.

Ndërkaq Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar shtim të kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica. /albora.ch/

Marketing