Vajza biologjike e Benito Musolinit, Elena Curti vdiq sot në shtëpinë e saj në Acquapendente në moshën 100-vjeçare.

Marketing

Elena Curti lindi më 19 tetor 1922. Ajo ishte e bija e rrobaqepëses milaneze, por me origjinë nga Lodi, Angela Cucciati, që kishte një lidhje me Benito Musolinin në vitin 1921, raporton ansa.it, përcjellë albora.ch.

Elena Curti e mësoi vonë faktin se ishte vajza e Duçes dhe këtë ia tregoi nëna e saj Angela.

“Isha 20 vjeç kur nëna më rrëfeu një mbrëmje pas darkës. E pyeta nëse Musolini ishte i informuar për këtë. Po, sigurisht, por ai preferon që ju të mos e dini tani për tani. Që nga ajo ditë kalova ditë të tëra duke pyetur veten para pasqyrës dhe mbaja fotot e Duçes në duar, babait tim”, tha Elena Curti. /albora.ch/

Unë kurrë nuk kam pretenduar se jam vajza e fshehtë e Duçes, edhe nëse nëna ime dhe vetë Benito Musolini dyshonin për këtë.

Por, unë nuk e kuptoj se pse pas kaq shumë vitesh duhet të flas për atësinë”, tha Elena Curti /albora.ch/.ch/

Marketing