Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 102 mijë raste të reja me COVID-19. Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, mbi 102.144 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Marketing

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 298 persona, raporton haberler, përcjellë albora.ch.

Drejtoresha e Shëndetit Publik, Genevieve Chene deklaroi se është shumë herët të thuhet se pandemia ka përfunduar.

Ajo theksoi se vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19. Sipas saj, duhet të vazhdohet të tregohen të kujdesshëm dhe se numri i personave që trajtohen në spitale mund të rritet.

Chene shtoi se është e nevojshme të priten ditët e ardhshme për të bërë një vlerësim lidhur me ecurinë e pandemisë./albora.ch/

Marketing