Pasi që Japonia shënoi rekord të rasteve me Covid-19, pritet që Qeveria të ashpërsoj masat, kryesisht për shkak të variantit Omicron. Ky shtet ka regjistruar 27,000 raste të reja, duke tejkaluar rekordin e regjistruar në gusht pas Lojërave Olimpike. Masat e reja pritet të miratohen brenda një jave, ku do të kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe reduktohet orari i hapjes së bareve dhe restoranteve.

Marketing

Tokio regjistroi 5,185 raste, numri më i lartë që nga 21 gushti. Madje disa provinca në vend kanë kërkuar rikthimin e masave për të frenuar pandeminë, raportojnë mediat atje. /albora.ch/

Marketing