“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”, kështu e përshkruajti galerinë me foto në llogarinë e tij në Instagram presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas vizitës së djeshme në Shqipëri.
Marketing
Presidenti turk dorëzoi gjatë kësaj vizite çelësat e shtëpive të reja për banorët e Laçit, kun në shenjë nderimi sheshi kryesor i qytetit mori gjithashtu emrin e Erdogan, si vlerësim për ndihmën e Turqisë.
Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe protokolleve mes dy qeverive, Erdogan mbajti edhe një fjalim në kuvendin e Shqipërisë, ku kërkoi që të luftohej shtrirja e organizatës “Hizmet” e klerikut Fetullah Gulen, e quajtur organizatë terroriste (FETO) nga ana e Turqisë. /albora.ch/
Marketing