Është arrestuar një shofer autobusi i linjës Tiranë-Instituti Bujqësor. Sipas policisë shoferi N.K, 62-vjeçar ngiste autobusin e mbushur me qytetar nën efektin e alkoolit.

Marketing

Autobusi është ndaluar për një kontroll në rrugën “Dritan Hoxha”, ku pas testit të alkoolit ka rezultuar në testin e parë 0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l.

Kujtojmë se policia ka shtuar vëmendjen dhe kontrollet ndaj transportit publik për shkak të disa aksidenteve që janë shkaktuar në pak ditë në kryeqytet.
Aksidenti i 29 prillit do mbetet gjatë në mendjen e qytetarëve, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me një automjet tip “Benz” dhe të dy përfunduan në lumin Lana duke lënë 5 persona të plagosur.

Ndërkohë më 2 maji autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Në pasditen e 4 majit, një autobus u përplas me karotrecin tek “Stacioni i Trenit”, por nuk pati dëme./albora.ch/

Marketing