Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen u shpreh se mund të ishin shmangur mbi 1 milionë shtrime në spital në BE nëse të gjithë të vaksinuarit për koronavirusin do të kishin marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Marketing

“Sot po arrijmë një moment historik në fushatat e vaksinimit. Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë dozën perforcuese të vaksinës kundër Covid-it. Ndërsa 82% e të rriturve në BE janë vaksinuar. Kjo është një gjë shumë e mirë. Por sigurisht ne duhet të bëjmë më shumë. Ata që munden duhet të marrin dozën perforcuese”, tha presidentja e KE-së në një video-mesazh në Twitter.

Ajo theksoi se mjekët dhe provat klinike e kanë bërë shumë të qartë se vaksinimi, doza përforcuese ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër virusit dhe mutacioneve të tij, duke përfshirë Omikron.

“Pandemia nuk ka mbaruar dhe mutacioni i Omikron-it po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së. Le të mbrohemi,” përfundoi Ursula Von Der Leyen./albora.ch/

Marketing