Ambasada e SHBA-së në Tiranë po shpërndan deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë, për shkak të agresionit rus.

Marketing

Në një deklaratë të fundit, Sekretari Blinken ka deklaruar se SHBA po vepron me të njëjtin fokus dhe forcë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar ndaj agresionit të mëtejshëm rus.

“Nuk duhet të ketë dyshim për seriozitetin e qëllimit tonë kur bëhet fjalë për diplomacinë, dhe ne po veprojmë me të njëjtin fokus dhe forcë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar ndaj agresionit të mëtejshëm rus”, ka deklaruar Sekretari Blinken. /albora.ch/

Marketing