Nga e hëna vlefshmëria e certifikatës COVID-19 do të reduktohet dhe si rezultat i kësaj mijëra njerëz në Zvicër do të mbeten pa certificatë.
Ata që morën dozën e tyre të dytë të vaksinës para 7 majit 2021, do të jenë pa certifikatën Covid-19 nga 1 shkurti.
Këshilli Federal ka reduktuar vlefshmërinë e certifikatës së Koronas nga 365 në 270 ditë.
Sipas një sondazhi të “SRF” të kantoneve, disa qindra mijëra certifikata pritet të skadojnë deri në fillim të shkurtit.
Kështu, shumë kantone presin një ‘bum’ në vaksinim, raporton blick, përcjellë albora.ch.
Këshilli Federal synon të adaptojë rregulloren zvicerane në BE.
Vendet anëtare të BE-së e kanë reduktuar vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit në nëntë muaj, apo 270 ditë.
Zyra Federale e Shëndetit Publik, rekomandon një vaksinim përforcues për personat e moshës dymbëdhjetë vjeç e lart, por ka përjashtime.
Nëse personat e vaksinuar dyfish janë infektuar me Korona katër muaj ose më shumë pas vaksinimit, nuk këshillohet asnjë nxitës.
Pra infeksioni konsiderohet si një përforcues. Në parim, të gjithë njerëzit nga mosha pesë vjeç mund të vaksinohen./albora.ch/