Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, menaxhmenti i Universitetit do të ndajë çmimin Doctor Honoris Causa, Gjeneralit Wesley K. Clark – ish-Komandant Suprem i NATO-s për Evropë, shkruan Albora.ch.

Marketing

“U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka thënë se në bashkërendim me Senatin e Universitetit “Fehmi Agani” kanë marr vendim për t’i dhënë titullin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralit Wesley K. Clark për përkushtimin, kontributin dhe ndihmën e tij dhënë Kosovës në kohën e luftës në Kosovë.

Ceremonia e manifestimit të 10-vjetorit mbahet të hënën në datë 06 mars 2023 duke filluar në ora 12:00

Vendi: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”

(Rr. Yjet e Erenikut, p.n. Gjakovë)”, thuhet në njoftimin e Universiteti ‘Fehmi Agani’.

Marketing