Emisioni Fol Shqip Show vazhdon të sjellë shqiptarë të suksesshëm në diasporë para publiket shqiptarë, shkruan Albora.ch.

Marketing

I tillë është edhe rasti i Shemsije Fetahut. Ajo është dentiste në Zvicër. Ajo e udhëheqë Klinikën Dentare ZAK në Spreitenbach në Zvicër.

Fetahu gjatë emisionit ka treguar se ka fituar besimin e shumë shqiptarëve për punën që e bën.

“Pacientët shumica janë shqiptarë”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka treguar se si i merr kritikat dhe ankesat nga pacientët e saj.

Shemsije Fetahu

“Të gjithë i kem merak lëvdatat, na pëlqen me na livdu dikush, por duhet me qenë falënderuese edhe ndaj njerëzve që na kritikojnë edhe ankohen, se vetëm kështu mundemi më nxjërrë më të mirën tonë, mundemi m’i përmirësuar, mundemi t`i shikojmë se ku janë gabimet që më ecë përpara, për t`i bërë pacientët e lumtur. Ankesat edhe kritikat janë pikat e një biznesi”, ka thënë Fetahu.

Ajo gjatë emisionit është pyetur për dallimet mes klinikave në Kosovë dhe në Zvicër.

“Nuk ka dallime, doktori është doktor. Përvoja e mjekut pa marr parasysh kudo në botë, ai e ka atë diturin e mjekësisë. Sa i përket sistemit është ndryshe, këtu shkon më shumë në baza të protokolleve, edhe në Kosovë më shumë praktik, d.m.th.  shkon pacienti aty për aty ta bën punën, janë më të shkathët ndoshta, por kanë edhe pasoja më shumë. E këtu në Zvicër procedurat janë më ngadalta, por edhe më hapa më të sigurta si për pacientët edhe për mjekun”, është shprehur ajo.

Shemsije Fetahu

Doktoresha Fetahu ka treguar se ka raste kur 20 vjeçarët shkojnë në kliniken e saj për t`i vendosur venirsat.

“Ka shumë herë raste që nuk kam pranuar idenë për të vendosur venirsat. Ka pas raste që kanë qenë pacienta të rinj, 20-22-23 vjeçarë edhe kanë dashtë me i ngjit venirsat, dhëmbët natyral kanë qënë shumë të shëndoshë, por ashti pak më i verdhë se venirsat. Edhe kjo  nuk është arsyeje për të bërë venirsa, me prish ashtin tënd, pasi është shumë herët me intervenu me 20 vjeç”, ka treguar ajo.

Gjithashtu, Fetahu ka treguar se cila është mosha ideale për të vendosur venirsa.

“Kështu që me një moshë 30-40 vjeç preferohet, do të bëj diçka nga vetja, me investu në bukurin e vetë, atëherë e kuptoj, por jo në një moshë shumë të re”, ka thënë Fetahu.   

Marketing