Qeveria ukrainase tha sot se do të hapë korridore humanitare në disa pjesë të vendit.

Marketing

Që nga ora 10 e mëngjesit me orën lokale, nuk ishte e qartë nëse korridoret  të krijuara për të lejuar civilët të arratiseshin në rajone më të sigurta ishin rënë dakord me Rusinë ose agjencitë ndërkombëtare humanitare.

Iryna Vereshchuk, ministrja ukrainase e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara përkohësisht, tha në Facebook se korridoret do të zbatohen në tre rrugë në Ukrainën lindore – Sumy në Poltava, Trostianets në Poltava dhe Krasnopilllia në Poltava, shkruan cnn.

Një tjetër korridor do të hapet nga qyteti lindor i Izium në qytetin e Lozova në rajonin e Kharkiv. Për më tepër, tha ajo, ukrainasit planifikonin të hapnin korridore nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzia.

Vereshchuk shtoi se një korridor do të hapet nga rrethet në veri të kryeqytetit, Kiev: Bucha, Borodianka, Irpin dhe Hostomel. Përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga ato rrethe të mërkurën ishin vetëm pjesërisht të suksesshme./albora.ch/

Marketing