Policia turke ka arrestuar sot 5 persona për shkak të komenteve që ata kanë bërë në rrjetet sociale, duke u tallur me infektimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Marketing

Sipas medieve turke, departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste.

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, ishte njëri nga komentet./albora.ch/

Marketing