Lajmi që mbretëresha Elizabeth njoftoi se gruaja e djalit të saj, Camilla, do të bëhet mbretëreshë kur Charles të ngjitet në fron, ishte sot në faqet e para të gazetave britanike.

Marketing

Ky vendim shënon fundin e një rruge të gjatë për pranimin e Camilla nga britanikët, të cilët për vite e konsideruan atë përgjegjëse për prishjen e martesës së Charles me Princeshën Diana. Ajo njihej ndryshe si “gruaja më e urryer e viteve ’80 në Britani”, transmeton albora.ch.

“Daily Mail”, gazeta britanike, në faqen e parë shkruan sot “Camilla DO TË BËHET MBRETËSHERË”. Sipas gazetës, njoftimi i mbretëreshës i jep fund spekulimeve prej vitesh për rolin e ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.

Vendimi i Elizabeth, thekson tabloidi, është mesazhi më i qartë jo vetëm i mbështetjes së palëkundur të mbretëreshës për nusen e saj, por edhe i dashurisë së saj për gruan që i solli lumturi djalit të saj të madh./albora.ch/

Marketing