Veshi i një të porsalinduri thuajse u pre pasi mjeku që kreu lindjen me prerje cezariane zgjodhi të përdorë ndriçimin nga tre telefona kur u ndalë rryma në një spital në Meksikë.

Marketing

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Karla Urizandi, 19 vjeçe, e lindi Juan Adriel Solis më 6 qershor në Klinikën Ndërkombëtare të Specialiteteve Mexicali në qytetin Mexicali, Baja California, kur objekti mjekësor humbi energjinë për rreth 26 minuta.

Urizandi arriti në spital në orën 11:00 dhe u transferua në dhomën e lindjes në orën 12:40.

Rryma u ndalë rreth orës 12:48 dhe gjeneratori rezervë thuhet se nuk ishte aktivizuar.

Gruaja kujtoi se anestezia iu ishte vendosur tashmë kur u fikën dritat papritmas.

Gjinekologu i saj ishte i pranishëm së bashku me mjekun obstetër, David Santoyo, kur një mjek tjetër, emri i të cilit ajo nuk ia dinte, zgjodhi të vazhdonte me lindjen, me prerjen cezariane të planifikuar.

“Me tre celularë të drejtuar nga barku im, ata filluan të bëjnë një prerje cezariane. I thash jo, nuk dua të vdes. Në realitet, më frikësuan shumë”, tha Urizandi në një video të TikTok.

Urizandi tha se ajo ‘ishte shumë e frikësuar’ derisa Santoyo kreu procedurën kirurgjikale, veshi i majtë i Solis u pre, derisa ata u përpoqën t’ia hiqnin një hemangiomë – një shenjë vaskulare – e cila bëri që koka e foshnjës të fryhej.

“Pas disa minutash dëgjoj fëmijën tim të qajë”, tha Urizandi teksa shikonte pas lindjen e frikshme. “Mendoj se do ta lënë mënjanë, jo. Kalon më shumë kohë dhe unë e pyes: ‘Po fëmija?’

Një video e regjistruar nga një prej mjekëve tregoi një mjek duke mbajtur foshnjën dhe duke e vendosur mbi një batanije ndërsa ai qante me zë të lartë.

Urizandi tha se nuk mësoi për plagët e djalit të saj derisa burri i saj, Juan Solis, hyri në dhomë te ajo dhe i dha asaj lajmin e tmerrshëm.

“Me të vërtetë prisja që një mjek apo dikush të hynte dhe të më jepte një shpjegim, por nuk ishte kështu. Në asnjë moment nuk erdhën dhe nuk më shpjeguan asgjë”, tha ajo.

Urizandi dhe burri i saj paraqitën një raport incidenti në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California, duke akuzuar institucionin mjekësor dhe mjekët për keqpërdorim.

Familja ndodhet në shtëpi me fëmijën e tyre, i cili po shërohet nga aksidenti i frikshëm.

Marketing