Marketing

Një profesor nga Vushtrria ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në mediat vendore, pasi që u bë viral me videot e tij në rrjetin social “TikTok” ku kërcente valle tradicionale.

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci ka rrëfyer se po linçohet për videot e tij të cilat tashmë janë bërë virale në rrjete sociale, por gjatë ditës së sotme ai ka marrë përkrahje nga fytyra publike, aktivistë për të drejtat e njeriut e shumë persona tjerë.

Ai është kritikuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila i gjykoi si të pahijshme dhe degjeneruese veprimet e profesorit në fjalë.

Por, është përkrahur nga Deputetja e tjetër e Vetëvendosjes dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi e cila së fundi ka realizuar një vallëzim në përkrahje të profesorit ‘profachallange’.

Ndërsa, aktori Fatmir Spahiu, i cili ka audiencë të madhe në “Facebook”, ka shkruar se ai do të hapë një llogari në rrjetin social “TikTok” vetëm që të shikojë videot e profesorit.

Kjo sfidë e përkrahjes nisi nga eksperti i rrjeteve sociale , Valon Canhasit i cili përmes një videoje në rrjetin social “Facebook” ka ftuar të gjithë që të bëjnë nga një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi.

“Ju ftoj krejtve me bo ka një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi, #profachallenge”, shkroi Canhasi në video e realizuar duke vallëzuar nga zyra e tij.

Kurse, aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Neri Ferizi, i ka kërkuar deputetes Ujkani, që t’i kërkojë publikisht falje profesorit.

“Fjolla Ujkani ish dashte me i kerku falje profesorit per lincimin publik pa pike nevoje”. /albora.ch/

Marketing