Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Uzbekistan, ku një grua hodhi të bijën 3 vjeçare në kafazin ku strehohej një ari.

Marketing

Sipas shërbimit të kopshtit zoologjik, vajza ka marrë plagë nga rënia dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Në videon e publikuar nga Daily Mail gruaja shihet duke e hedhur në kafaz të bijën.

Menjëherë rojet që ndodheshin në afërsi të kafazit e panë 3 vjeçaren dhe e larguan nga ariu, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Gruaja është arrestuar dhe rrezikon të dënohet me 15 vjet burgim, me akuzën për tentativë vrasje./albora.ch/

Marketing