Jack Grealish ishte goditja e madhe e Manchester City verën e shkuar, pasi u transferua për 100 mln paund te skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola, raporton dailymail,përcjell albora.ch.
Përveç se në fushë, sulmuesi po bëhet protagonist edhe jashtë saj.
Numri 10 i City është kapur nga kamerat duke u larguar nga një bar për shkak se ishte shumë i dehur.
Pamjet tregojnë futbollistin e Anglisë duke u lëkundur, ndërsa një tjetër e shoqëron atë larg lokalit.
Grealish i veshur me kapuç të bardhë dhe xhinse të grisura, thuhet se i refuzohet hyrja në barin Albert’s Schloss në qendër të qytetit të Manchesterit.
Anëtari i grupit me kapuç gri dhe syze, që mendohet të jetë një oficer shoqërues i lojtarëve të City, kapet nga krahët me ish-kapitenin e Aston Villa për ta larguar atë nga hyrja. Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit./albora.ch/
Guess no one will say anything because it’s not Pogba. pic.twitter.com/8OOxQKvhQL
— ًEllis. (@EIIisV3) February 7, 2022