Dy infermiere të licensuara janë akuzuar për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit kundër koronavirusit dhe për realizimin e përfitimeve të paligjshme në vlerë të 1.5 milionë dollarëve.

Marketing

Julie de Vuano, pronare e një klinike pediatrike në Amitywill, Nju Jork, dhe bashkëpunëtorja e saj Marissa Uraro janë akuzuar për krimin e falsifikimit dhe De Vuono është akuzuar gjithashtu për mashtrim, transmeton albora.ch.

Njerëzit që janë paisur me certifikata false kanë paguar 220 dollarë, ndërsa për fëmijët është paguar 85 dollarë.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë u gjetën dhe sekuestruan rreth 900 mijë dollarë kash, si dhe të dhëna nga të cilat shihet se kjo skemë mashtruese e nisur në nëntor të 2021 ka nxjerrë një fitim mbi 1.5 milionë dollarë./albora.ch/

Marketing