Dita Kombëtare e Tulipanit zakonisht shënohet duke improvizuar një kopsht lulesh para pallatit mbretëror në Sheshin Dam. Por pasi masat kundër pandemisë po vazhdojnë që t’i kufizojnë tubimet e mëdha publike, organizatorët këtë vit u drejtuan te kanalet e famshme të Amsterdamit për të shpërndarë lule.

Marketing

Përderisa dyqanet në Amsterdam dhe në mbarë Holandën po rihapen pas disa javëve izolim, disponimi i banorëve të kryeqytetit u përmirësua edhe më shumë të shtunën nga tulipanët me ngjyra të ndryshme, që u dhanë falas nga luleshitësit.

Kjo ngjarje mbahet çdo vit për ta festuar fillimin e sezonit të rritjes së luleve të veçanta, që përbëjnë eksport të rëndësishëm për bujqit holandezë, shkruan Associated Press.

“Është një kohë e zymtë dhe e paqartë për shumë njerëz për shkak të pandemisë së vazhdueshme. Prandaj do të ofrojmë ca gëzim. Shpresojmë se do të krijojmë shumë fytyra të gëzuara duke dhënë buqeta tulipanësh”, tha Arjan Smit, drejtor i shoqatës së kultivuesve të tulipanëve, “Tulip Promotion Netherlands”./albora.ch/

Marketing