Tre raste të “Sindromës Havana” kanë ndodhur në Konsullatën Amerikane në Gjenevë. SHBA dyshon se një agjenci e inteligjencës po përdor energji pulsuese të radiofrekuencës që synon objektet amerikane.

Vetëm gushtin e kaluar, udhëtimi i Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Vietnam duhej të shtyhej pasi dy zyrtarë të ambasadës amerikane në Hanoi u sëmurën. Rastet u shfaqën gjithashtu në Serbi, Austri dhe Indi vitin e fundit, raporton 20min.ch.

Marketing

Tani është prekur edhe Zvicra. Të paktën tre shtetas amerikanë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Gjenevë kanë rënë viktimë e sëmundjes misterioze.

Shkaku më i mundshëm i këtyre “dëmtimeve” – ​​duke filluar nga dhimbja e kokës deri te humbja e dëgjimit, humbja e ekuilibrit dhe dëmtimi i trurit – janë rrezet e “energjisë së radiofrekuencës së drejtuar, pulsuese, transmeton tutje albora.ch.

Megjithatë, as autoritetet zvicerane nuk deshën të komentojnë rastin në Gjenevë, as Fedpol, Departamenti i Drejtësisë, Shërbimi Federal i Inteligjencës dhe as Departamenti i Punëve të Jashtme nuk deshën të komentojnë. Andaj mund të supozohet se hetimet për këtë çështje janë në vazhdim./albora.ch/

Marketing