Një automjet është dëmtuar pjesërisht pasi një sasi e vogël lënde plasëse ishte vendosur në të dhe është detonuar rreth orës 19:20 në fshatin Zallë të Krujës, shkruajnë mediat shqiptare.

Marketing

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti ishte në pronësi të shtetasit L.T., i cili kishte parkuar pranë banesës së tij.

Dëmet sipas Policisë kanë qenë të vogla.

Ndërkaq, grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërsa, një sqarim ka ardhur, ku bëhet me dije se L.T., ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Aktualisht, ai gjendej nën masën “Arrest shtëpie”. /albora.ch/

Marketing