Një përplasje mes trenit dhe aeroplanit ka ndodhur në Pacoima të Los Angelesit. Aeroplani ishte ulur në shina, ndërsa policia kishte arritur ta nxjerrë pilotin para se të vinte treni. Më pas treni u aksidentu me aeroplanin. Në video shihet momenti kur treni godet aeroplani dhe e copëton në dysh.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur afër aeroportit Whiteman, ku piloti kishte qenë i vetëm në aeroplan dhe u nxorr pak momente para se të arrinte treni. Pamjet u publikuan nga departamenti i Policisë së Los Angelesit. /albora.ch/

Marketing