Pas futjes së ligjeve të reja strikte të informacionit në Rusi, transmetuesi publik zviceran SRF nuk ka më gazetarë që raportojnë drejtpërdrejt nga Moska.

“Për shkak të kushteve kufizuese për korrespondentët dhe pasojave kërcënuese për ta, SRF aktualisht nuk ka më anëtarë të stafit në vend në Rusi,” thuhet në njoftim.

RTS, transmetuesi publik në gjuhën franceze në Zvicër, nuk kishte ndonjë prani të përhershme në Moskë, shkruan swissinfo.ch.

Marketing

Të premten në mbrëmje Parlamenti rus votoi një sërë ligjesh të reja sipas të cilave publikimi i lajmeve të qëllimshme “fake” për ushtrinë ruse mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

Tani është gjithashtu një vepër penale të përçmosh publikisht ushtrinë ruse. Rregullat zbatohen jo vetëm për gazetarët dhe transmetuesit rusë, por edhe për mediat e huaja. Facebook dhe disa uebfaqe të tjera janë bllokuar në Rusi.

BBC, CNN dhe transmetuesit publikë gjermanë ARD dhe ZDF kanë pezulluar gjithashtu raportimet e tyre nga Rusia ditët e fundit./albora.ch/

Marketing