Mediat serbe raportuan se një mural kushtuar presidentit rus Vladimir Putin, i cili po kryen agresion kundër Ukrainës për të dhjetën ditë radhazi, u zbulua në komunën Vraçar të Beogradit.

Marketing

Murali në cirilik lexon “vëlla”, dhe ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Njegoševa dhe Kralja Milutina.

Në sfondin e Putinit në mural janë flamuri rus dhe serb, transmeton albora.ch.

Kujtojmë se disa qindra persona janë mbledhur mbrëmë në Beograd për të protestuar për “mbështetje për popullin rus” të organizuar nga grupet e djathta. Presidenti Aleksandar Vuçiq u quajt “tradhtar” për shkak të mbështetjes së Serbisë për rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës./albora.ch/

Marketing