Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba sot gjatë një fjalimi televiziv tha se vendi i tij dëshiron sanksione më të forta kundër Rusisë.

Marketing

“Ato përfshijnë, ndër të tjera, ndalimin e bankës ruse Sberbank nga SWIFT, mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse, mbylljen e aksesit të Rusisë në kriptovalutat dhe ndalimin e blerjeve të naftës ruse”, tha Kuleba.

Nafta ruse “bie erë gjaku ukrainas sot”, tha ministri i jashtëm, duke shtuar se blerja e tij është financimi i krimeve ruse të luftës, shkrun CNN.

Ai përsëriti thirrjen e Ukrainës për aleatët ndërkombëtarë për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës nga “bombardimet pa dallim dhe barbar nga rusët” dhe për t’i siguruar vendit avionë luftarakë dhe mbrojtje serioze ajrore, raketa dhe armë.

“Mesazhi im për botën është i qartë. Kur të gjithë liderët evropianë dhe të tjerë në të gjitha ceremonitë gjatë gjithë vitit, përsërisin ato fjalë të veçanta, “kurrë më”, ata tani duhet të dëshmojnë me veprime se i qëndrojnë atyre fjalëve,” tha Kuleba duke iu referuar bombardimeve naziste të kryeqyteteve evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore./albora.ch/

Marketing