Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Zvicër, ku raportohet se një kosovar ka kërcënuar me vdekje fëmijën e tij transgjinor sepse donte të ndryshonte gjininë.

Marketing

Por edhe pas kërcënimit gjykata e qarkut “Mels” e liroi nga akuza e detyrimit, shkruan tagblatt.ch.

Në këtë rast nuk ka asnjë viktimë, tha avokati mbrojtës i të pandehurit para gjykatës së rrethit në Mels.

E në sallën e gjyqit, viktima e pretenduar mungoi. Ajo ka firmosur dhe nuk dëshiron të kundërshtojë babain e saj, dhe për shkak se kjo është vepër penale, procesi zhvillohet nëse dëshiron apo nuk dëshiron viktima.

Procedura ka nisur me thirrje emergjente të dielën, më 18 gusht 2019, në orën 21:01. Babai i saj do ta rrihte ose edhe do ta vriste, tha personi, i cili sipas aktakuzës e quan veten Leo, por zyrtarisht ka një emër vajze.

Sipas aktakuzës, ai nuk ishte i gatshëm të pranonte që fëmija i tij ndihej si djalë dhe dëshironte t’i nënshtrohej një operacioni për ndryshim gjinie. Menjëherë janë marrë masa të ndryshme për mbrojtjen e viktimës 17-vjeçares.

Kosovari ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ku ka qëndruar për gjashtë javë. Kërcënimi megjithatë pati një efekt dhe operacioni për ndryshimin e seksit nuk u zhvillua kurrë, sipas aktakuzës.

Leo gjithashtu u kthye në shtëpinë e prindërve të tij. Më 30 shtator ai deklaroi mosinteresimin e tij për procedimin penal. Dy javë më parë ai u përpoq të vetëvritet.

“Është fëmija im dhe unë e di si është ai”, kishte thënë kosovari, transmeton albora.ch.

Gjyqtari shpjegon se çështja e ndryshimit të gjinisë është e vështirë pavarësisht prejardhjes kulturore, dhe argumenton në mënyrë të ngjashme me babain: “Të rinjtë e kësaj moshe kërcejnë përpara dhe mbrapa”.

Dhe kërcënimi i babait nuk mund të ndiqet penalisht sepse është një vepër e supozuar që ndiqet vetëm nëse e dëshiron i dëmtuari./albora.ch/

Marketing