Në shortin e tërhequr dje, Zvicra ra në grupin G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Marketing

Brazili e Serbia ishin në grup me Zvicrën edhe në Kupën e Botës të vitit 2018, grup të cilin Xhaka e Shaqiri me shokë e kishin kaluar.

Vendimtare ishte ndeshja ndaj Serbisë e cila u fitua nga “helvetikët” 2:1, ku shënuan dy futbollistët me origjinë kosovare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Përveç se shënuan dhe e eliminuan Serbinë, Xhaka e Shaqiri festuan me shqiponjë golat.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin u shpreh i kënaqur me shortin.

“Do të jenë sfida të mira, ato janë skuadra të mira dhe kanë lojtarë të mirë. Ne do të përgatitemi shumë për të arritur në raundet e ardhshme. Ne i njohim Brazilin dhe Serbinë që nga Botërori i vitit 2018. Kameruni ka gjithashtu një ekip shumë interesant. Jam i kënaqur me shortin”, u shpreh trajneri zviceran./albora.ch/

Marketing