Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur për ndeshjen me Serbinë, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

Po ashtu, Yakin është pyetur edhe për kapitenin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën.

Yakin: “Duhet ta shikoni secilën lojë veç e veç. Loja e Serbisë ishte shumë emocionuese për disa. Duhet ta trajtojmë këtë lojë ndryshe. Nuk është se përgatitemi në mënyrë eksplicite për gjuajtjen e penalltive. Ndoshta ka shanse për të vendosur lojën paraprakisht. Ne duhet të hedhim gjithçka që kemi”.

Yakin për incidentin me Granit Xhakën: “Unë jam një trajner që shikoj përpara dhe nuk duhet të diskutojmë më atë që ndodhi. Ishte një lojë e veçantë, por duhet ta lëmë mënjanë këtë tani. Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”.

Ndryshe, Zvicra nesër do të përballet me Portugalinë.

Albora.ch

Marketing