Një tragjedi ka ndodhur në Arta të Greqisë, ku një 16-vjeçar vrau aksidentalisht xhaxhain e tij 33-vjeçar, e pastaj e qëlloi edhe veten.

Marketing

Gjithçka filloi kur grupi prej tetë gjuetarësh, me lidhje gjaku me njëri-tjetrin, filluan gjuetinë duke u ndarë në pyll për të rrethuar një zonë të madhe, raporton abcnews.al, përcjell albora.ch.

Sipas raportimeve, 33 vjeçari e kishte marrë me vete 16 vjeçarin për t’i mësuar gjuetinë.


Aty, sipas informacioneve, 16-vjeçari është ngatërruar dhe aksidentalisht ka qëlluar xhaxhain e tij me saçme për derr të egër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pasi dëgjuan të shtënat, babai i 16-vjeçarit vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Kur babai i të miturit iu afruan atij duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur, ata panë që ai i kishte drejtuar armën vetes duke thirrur “e vrava atë, tani do vdes edhe vetë”.

E pas kësaj 16-vjeçari qëlloi ndaj vetes duke marrë plagë të rënda.

Pas dërgimit në spital, gjendja e 16-vjeçarit mbetet ende kritike pasi nuk ka kaluar rrezikun për jetën./albora.ch/

Marketing