Një shtetas i huaj (nigerian) është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikuar”.

Marketing

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikuar. Në lidhje me rastin është raportuar se me  05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Marketing