Para ndeshjes së futbollit mes Bernese Young Boys dhe FC Basel, grupet e tifozëve nga të dy klubet u përleshën mbrëmjen e së shtunës në Bern.

Marketing

Në mes të përplasjes ndërhyri edhe Policia ku përdori plumba gome dhe arrestoi tetë persona të dyshuar si të përfshirë në përleshje, duke i dërguar ata në stacion të Policisë, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Pak pas orës 22:00, policia e kantonit të Bernës vuri re se një grup i madh personash pjesërisht të maskuar vrapuan nga Zeughausgasse në Aarbergergasse. Më pas ka pasur një përleshje fizike mes këtij grupi dhe disa personave të tjerë.

Raportohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Megjithatë, mjetet piroteknike, dorezat e goditjes dhe një mbrojtës goje u siguruan. Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.

Marketing