Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar edhe një vilë në zonën e Hamallajt në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Marketing

Kujtojmë se, më herët gjatë ditës së sotme, për llogari të hetimit të nisur nga SPAK, është sekuestruar edhe një vilë në zonën e Palasës.

SPAK ka dyshime se vila i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por sipas burimeve, vila rezulton e regjistruar në emër të një personi tjetër.

Ky zhvillim vjen tre ditë pasi SPAK njoftoi se ish-zëvendëskryeministrit është marrë zyrtarisht nën hetim për tre vepra penale, si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe banesën e ish-gruas.

Në ankimim citohej se kontrollet janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë ndërtesë. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Marketing