Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin të Kievit pas bombardimeve intensive ditën e sotme.

Kështu bëri të ditur kryebashkiaku i Irpin-it, Oleksandr Markushyn në një deklaratë në Telegram.

Marketing

“Një familje e tërë vdiq, para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”, tha ai.

Markushyn tha se edhe pse Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar, shkruan CNN.

“Një pjesë e Irpin u kap vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet”.

Ai bëri të ditur se një tjetër evakuim do të fillon nesër në mëngjes./albora.ch/

Marketing