Të paktën 4,357 persona janë arrestuar gjatë protestave të sotme në Rusi, raporton OVD-Info, një grup i pavarur monitorues që gjurmon ndalimet në Rusi.

OVD-Info, ka dhënë këto shifra, duke theksuar se personat janë arrestuar në protestat e mbajtura në 56 qytete të Rusisë. Megjithatë, deri tani CNN nuk ka mundur të verifikojë këto shifra në mënyrë të pavarur.

Marketing

Prej 11 ditësh, Rusia vijon bombardimet në pjesën më të madhe të Ukrainës, por ende nuk ka mundur të marrë kryeqytetin e Kievit, ndërsa me mijëra persona kanë mbetur të vrarë./albora.ch/

Marketing