Jo çdo ditë mund të shihni një jaht 80-metërsh që kalon urën për “fije peri”. Fotografitë e anijes gjigante të “Heesenit” kanë bërë bujë për shkak të kalimeve që u bën urave në kanalet e ngushta të Holandës.
Herën e fundit, jahti i njohur si “Galactica”, kaloi aq afër poshtë një ure sa që mori vëmendjen e shpejtë të qytetarëve që s’kursyen shkrepjet bombastike.
Në një seri fotografish, superjahti shihet qartë se si i shpëton urës për një shuplakë dore.
Bëhet fjalë për urën në qytetin e Ossit në Holandë. Aty anija shpëton edhe pse i afrohet urës për më pak se 15 centimetra.
Për të bërë kalim të tillë, duhet shumë vëmendje, thonë ekspertët. Duhet pritur ditën “e qetë, e pa erëra” për të arritur me kujdes që të kalohet pa dëmtime.
Ekipi ngasës ka përvojë 40-vjeçare dhe këtë tashmë e ka mësuar mirë.
“Galactica” njihet si një nga jahtet më të gjata dhe të shpejta./albora.ch/