Përderisa kanë mbetur edhe 17 ditë deri te lajmi i madh nëse filmi “Zgjoi” do të nominohet për çmimin e madh “Oscar”, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 95 mijë e 725 euro, të cilat do të përdoren për fushatë.
Mungesa e buxhetit për fushatën e filmave që Kosova i kandidonte për “Oscar” ka qenë çështje e diskutuar përvitshëm prejse debutoi me propozim, më 2014-n. Rëndom, buxheti për fazat fillestare nuk ishte më shumë se dhjetë mijë euro. Por “Zgjoi” është tjetër muhabet dhe i pari film i gjatë që i shkon kaq afër trofeut të madh, shkruan Koha.net
Me gati 100 mijë euro buxhet, “Zgjoi” i Kosovës ka shans ta fuqizojë fushatën drejt nominimit për çmimin “Oscar”. Qeveria, në mbledhjen e së enjtes ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që filmit t’i ndahen 95 mijë e 725 euro, të cilat do të përdoren për “mbështetje të pjesës së dytë të kampanjës së filmit ‘Zgjoi’, i nominuar nga Republika e Kosovës, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendra Kinematografike e Kosovës, për të garuar në kuadër të Akademisë së ‘Oscars’”./albora.ch/