Dy kanadezë janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është lënduar pas një mosmarrëveshjeje mes mysafirëve në një hotel afër Cancunit të Meksikës, thanë zyrtarët lokalë të sigurisë.

Marketing

Të shtënat shpërthyen të premten në hotelin “Xcaret Mexico” në qytezën turistike, Playa del Carmen, në bregdetin e Karaibeve, shkruan BBC, përcjell albora.ch

Fotografitë e sulmuesit të dyshuar u publikuan në internet nga komandanti rajonal i policisë, Lucio Hernandez Gutierrez. Sulmuesi i dyshuar, i cili ishte mysafir në hotel, është ende në arrati dhe policia e ka nisur operacionin e kërkimit./albora.ch/

Marketing