Një stuhi e fortë e shoqëruar me rrebeshe shiu, breshër, bubullima dhe erë ka përfshirë të martën Shkupin dhe pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në kryeqytet, shumë rrugë janë nën ujë, dhe era rrëzoi pemë dhe çoi çati, raportojnë mediat lokale. Disa makina janë ngecur në ujë.

Për shkak të reshjeve është e pakalueshme edhe rruga për në aeroport, ndaj mjetet devijohen në rrugë anësore.

Kryetarja Danela Arsovska thirri mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të qytetit të Shkupit.

Bulevardi Goce Dellçevë është nën ujë, ndërsa në nënkalim ka ngecur një fugon plot me pasagjerë. Zjarrfikëset i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë mbërritur në vendngjarje duke evakuuar pasagjerët.

Të gjitha kompanitë publike janë angazhuar në riparimin e dëmeve.

Marketing