Stresi, e ka marrë me sportivitet situatën ku ai ndodhet. Reperi në gjykatë ka përshëndetur me dy gishtat lart para mediave të pranishme teksa është shfaqur i buzëqeshur.

Marketing

Ai deklaroi se nuk kishte lidhje me aktet e dhunës në protestë pasi e shoqëruan.

“Nëse kam gjujt një gurë keni drejt me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa ba gjo”,-shkroi në rrjetet sociale reperi.

Këtë të mërkurë, ai dhe protestuesit e 8 Janarit janë paraqitur në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndaj tij u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje, ndërsa akuza më të rënda rëndojnë mbi 34 protestuesit e tjerë të arrestuar.

Ata kanë shpërthyer me thirrje: ‘Basha ik’ pas kafazit ku pritet të marrin masën e sigurisë.

Mbi ta rëndojnë akuza si ajo e: “Shkatërrimit të pronës”, “Prishjes së qetësisë publike”, “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”./albora.ch/

Marketing