Tre punonjës të policisë italiane kanë përfunduar në urgjencë, me dëmtime të rënda pas rezistencës që ka bërë një 28-vjeçar shqiptar.

Marketing

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj kontrollit të policisë, raporton Riminitoday, përcjellë albora.ch.

Mësohet se shqiptari ishte me qendrim ilegal në Itali dhe se kishte një urdhër dëbimi.

Ai ishte ndaluar nga patrulla e policisë bashkiake kur ishte në makinë. Pas ndalimit, 28-vjeçari doli nga makina për tu arratisur në këmbë, por jo shumë larg përmes Locatelli u përplas me një makinë policie.

Punonjësit e policisë, duke e parë në gjendje të tronditur e kishin ndaluar dhe derisa po bënin identifikimin, mbërritën kolegët e tyre, të cilët raportuan se ai ishte arratisur nga kontrolli i mëparshëm.

Shqiptari ka nisur të përplaset me policinë dhe pasi ka kërcënuar uniformat ka filluar të godasë me shqelma, grushta agjentët të cilët me vështirësi kanë arritur ta imobilizojnë dhe t’i vënë prangat.

I riu u dërgua në komisariat dhe u arrestua në flagrancë për kërcënime, rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik, ndërsa të plagosurve iu desh të shkonin në urgjencë për dëmtimet e marra. /albora.ch/.

Marketing