Autoritetet italiane kanë arrestuar në Ankona një shtetas shqiptar me banim në Itali pasi i sekuestruan 21.5 kg kokainë të pastër. Një makinë që lëvizte me shpejtësi në rrugët e qytetit të Porto Sant’Elpidio tërhoqi vëmendjen e një patrulle policie, raporton Corriereadriatico.it, përcjellë albora.ch.

Marketing

Të dyshimtë për rrethanat vendosën të ndiqnin makinën për të kontrolluar lëvizjet e saj. Pas kësaj shqiptari ka dalë i nervozuar nga makina e tij dhe me kujdes i është afruar një automjeti tjetër të parkuar, duke hapur me nxitim bagazhin. Ky i fundit pasi ka hequr me shpejtësi një zarf është larguar me automjetin e tij.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka urdhëruar ndalimin e drejtuesit të mjetit. Por shqiptari nuk ndaloj filloj duke udhëtuar në rrugët e qytetit Fermana me shpejtësi shumë të madhe dhe ku hodhi dhe pakon nga dritarja. Pas një ndjekjeje, gjatë së cilës i arratisuri përplasi edhe makinën e shërbimit të patrullës, policia arriti të ndalonte të arratisurin.

Policia gjeti dy pako me kokainë të pastër. Hetimet e mëtejshme të menjëhershme të kryera në makinën tjetër të parkuar nga e cila burri kishte marrë pakon, bënë të mundur zbulimin e një valixheje, të fshehur në bagazh, që përmbante tetëmbëdhjetë blloqe të tjera lëndë narkotike.

Në total u sekuestruan mbi 21.5 kilogramë kokainë, një nga sasitë më të mëdha të sekuestruara vitet e fundit në rajonin Marche. Nëse substanca do të hidhej në treg do të kishte kap vlerën rreth tre milionë euro./albora.ch/.

Marketing