Analisti zviceran Toby Vogel i cili merret specifikisht me politikën e Bashkimit Evropian dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e ka kritikuar qasjen e BE-së ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai shtroi pyetjen se pse BE-ja është kaq “e tmerruar” nga Vuçiqi, sa që as nuk e përmendin emrin e Serbisë. Këtë koment ai e bëri duke iu referuar konferencës për shtyp të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano të martën, lidhur me sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së BE-së, Millorad Dodik.
Analisti zvicrean shkroi në Tëitter se duke dëgjuar konferencën e djeshme të mesditës, nuk mund të mos mendoja, pse BE-ja është kaq e tmerruar nga Vuçiqi. Sipas tij, ata nuk mund të thonë as “Serbia” në podium. E jashtëzakonshme”, përfundon ai.
Listening to yesterday’s midday briefing I couldn’t help but think, why is the EU so terrified of Vučić? They can’t even say “Serbia” on the podium. Extraordinary.
— Toby Vogel (@tobyvogel) January 12, 2022
I wouldn’t say they’re terrified. They’re just embarrassed because their pet autocrat is misbehaving.
— AhiretExpress (@ahiret_express) January 12, 2022
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të martën në një konferencë për media se BE-ja po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për Bosnjë e Hercegovinën më 24 janar, por e gjithë konferenca u karakterizua me tepri diplomatike krahas Dodikut, të cilin SHBA-ja tashmë e ka sanksionuar duke e targetuar hapur si faktor të destabilizimit të Bosnjës.
Toby Vogel ka kritikuar vazhdimisht qasjen e butë të BE-së karshi situatës së tensionuar në Bosnjë dhe karshi Serbisë, e cila e mbështet hapur Dodikun në synimet e tij për shpërbërjen e Bosnjës. /albora.ch/