Zyra Federale e Shëndetit Publik ka njoftuar për zhvillimet më të fundit në lidhje me pandeminë e koronës në Zvicër.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 vdekje të reja si pasojë e Covid-19, shkruan 20min.ch.

Ndërsa pas 109,475 testimeve të bëra, 32,881 raste janë konfirmuar pozitiv me virus.

Në njoftimin tutje të zyrës federale të shëndetit publik në Zvicër është bërë e ditur se 249 persona janë shtrirë në spital, derisa shkalla e pozitivitetit është 30 për qind.

Ndërkohë Këshilli Federal i Shëndetësisë do të mbajë një konferencë për media ku do të njoftoj për masat e reja kundër virusit./albora.ch/

Marketing

Marketing