Në takimin me ministrat e jashtëm në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se do të vijnë ditë më të këqija për Ukrainën.

Marketing

“Ditët që do të vijnë do të jenë më të këqija” për Ukrainën me “më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe shkatërrim”.

Ai shtoi se Rusia ka gjasa të çojë armatim më të rëndë ndërsa vazhdon sulmet rreth Ukrainës.

Lexo edhe:

Stoltenberg insistoi se lufta në Ukrainë është “lufta e Putinit”.

“Është një që ai e ka zgjedhur, planifikuar dhe po bën kundër një shteti paqësor”, tha ai.

“I thërrasim presidentit Putin ta ndalojë menjëherë luftën, t’i tërheqë forcat nga Ukraina pa asnjë kusht dhe të përfshihet në diplomaci tani”. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing