Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkonte me ngulm NATO-s vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

Sipas tij, kështu do të ndaleshin sulmet ajrore të Rusisë. Por sipas NATO-s dhe BE-së, nëse do të merrej ky vendim, lufta do të përhapej në gjithë Evropën.

Marketing

Kështu që ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-së janë pajtuar që të mos vendosin zonë të ndalim-fluturimeve mbi Ukrainë. 

“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por gjithashtu besojmë se po ta bënim këtë (vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit) do të përfundonim me diçka që mund të çonte në një luftë të plotë në Evropë, duke përfshirë shumë më tepër vende”, ka thënë Sekretari gjeneral i NATO-së.

Jens Stoltenberg tha se NATO-s i duhet të mendoj që të mos i rris përmasat e luftës Rusi-Ukrainë dhe të mos shkaktojë edhe më shumë dëme./albora.ch/

Marketing