Pas rritjes së madhe të numrit të të infektuarve, sot pritet të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të diskutuar lidhur me masat e reja kundër Covid-19, në Kosovë.

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë thotë se rritja e numrit të rasteve të infektimit favorizon shtrëngimin e masave.

Marketing

“Realisht për shkak te variantit Omicron i cili tashmë është dominues në shumicën e shteteve të Europës edhe në shtetet e Ballkanit ka qenë e pritshme se do të ketë një rritje të rasteve, një ngritje të shpejtë të themi ashtu. Ne mund të presim ngritje të rasteve edhe në ditët në vijim duke pasur parasysh karakteristikat që ka ky variant”, tha Hoti për media vendore.

Derisa ka shtuar se pasqyra klinike e rasteve të prekura duket që është për fat të mirë më e lehtë dhe deri më tash institucionet tona, ato që merren me trajtimin klinik të rasteve nuk kanë pasur problem në menaxhimin klinik të rasteve.

Por sipas tij, kjo nuk do të thotë që në ditët në vijim nuk do të kemi rritje të numrit të pacientëve që do të kërkojnë tretman spitalor për çka duhet të jemi të përgatitur dhe t’i kemi në dispozicion të gjitha kapacitetet./albora.ch/

Marketing