Ani se u kapën me një “shtëpi bari” një gjykatë në Skoci vendosi t’i fal dy shqiptarë në Glasgow.
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarët Orges Rizak dhe Agustin Grembi të cilët u lanë të lirë nga gjykata, pasi sipas tyre dy shqiptarët ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Të dy u arrestuan në një ndërtesë industriale në nëntor të vitit 2020 të cilën e kishin kthyer në një laborator ku kultivonin kanabis.
Në bazë të llogaritjeve dy shqiptarët do të fitonin deri në 9.5 milion £ nëse do arrinin të shisnin kanabisin e kultivuar. Fillimisht shqiptarë u dënuan për kultivim droge ndërsa më pas në një proces gjyqësorë u zbulua se ata ishin viktima të trafikimit në Skoci për të punuar në fabrikë.
Gjykata e Lartë në Glasgow dëgjoi se si Rizaj dhe Grembi kishin qenë shumë të frikësuar për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur për shkak të pasojave të mundshme për ata dhe familjet e tyre. Deklaratat e tyre të fajësisë u tërhoqën dhe deklaratat e reja të pafajësisë u pranuan nga Gjykata. /albora.ch/