Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pritet të përballet me një mocion mosbesimi nga radhët e konservatorëve lidhur me festat e organizuara në godinën qeveritare në 2020, derisa vendi ishte në karantinë për shkak të masave anti-Covid, raporton bbc, përcjellë albora.ch.

Marketing

Një grup i deputetëve më të rinj konservatorë pritet të dorëzojnë letra mosbesimi ndaj Johnson.

Nëse 54 deputetë konservatorë kërkojnë mocion mosbesimi, kjo do të shkaktonte një garë lidershipi mes Johnson dhe pretendentëve të tjerë.

Kjo po raportohet si krizë politike që ka kapluar Britaninë e Madhe pas skandaleve lidhur me shkeljen e rregullave të pandemisë nga kabineti qeveritar./albora.ch/

Marketing