Vajza e ish presidentit të Kazakistanit blen Kështjellën në Gjenevë për 106 milionë franga

Marketing

Një nga shtëpitë më prestigjoze në liqenin e Gjenevës mund t’i përkasë së shpejti vajzës së ish-presidentit të Kazakistanit.

Dinara Kulibaeva është vajza e ish presidentit të kazakistanit Nursultan Nazarbayev. Tani 81-vjeçari ka qeverisur vendin për dekada. Në vitin 2019 ai dha dorëheqjen, raporton 20min, përcjellë albora.ch.

Ka kohë që flitet se disa pjesë të familjes Nazarbajev duan të vendosen në Zvicër ose tashmë e kanë bërë këtë.

Vajza e tij jeton për më shumë se një dekadë në zvicër. Në Anières, një komunë në veri të qytetit të Gjenevës, ajo zotëron një pronë prej 74.7 milionë franga me qasje në liqen. Vila gjigante ka mbi 20 dhoma.

Por kjo me sa duket nuk mjafton për gruan, e cila taksohet me një normë fikse nga autoritetet e Gjenevës.

Në fillim të vitit 2020, sipas një burimi nga Gazetat Tamedia, ajo bleu Chateau de Bellerive për 106 milionë franga. Kalaja ka një kompleks me disa dhjetëra mijëra metra katrorë. Ai ka ekzistuar që nga viti 1666 dhe është ndërtuar dikur nga Duka i Savojes. /albora.ch/

Marketing